Tek Irani ankohen për “probleme logjistike”, sugjerojnë që nuk ishin të mirëpritur në SHBA

0%

Shpërndaje në: Kapiteni i Iranit, Mehdi Taremi, vuri në dyshim nëse përfaqësuesja e tij ishte e mirëpritur në Kupën e Botës, duke kritikuar ashpër kushtet në të cilat iranianët po luajnë në SHBA. Irani barazoi 1:1 me Egjiptin, ndërsa pika e fituar mund të jetë e mjaftueshme për të avancuar në fazën nokaut.

Taremi humbi një penallti të hershme dhe goditi traversën, përpara se një gol në fund të ndeshjes i Iranit, që do të garantonte avancimin, të anulohej për pozitë jashtë loje. Ndeshja kërcënoi të errësohej nga gjeopolitika. Disa tifozë valëvitën flamuj iranianë pararevolucionarë dhe fishkëllyen himnin kombëtar të Iranit.

Iranit i është dashur të përballet me kufizime në udhëtim, ndonëse SHBA-ja tha se Iranit do t’i lejohej të udhëtonte nga baza në Meksikë dy ditë para ndeshjes. Më herët ky kufizim ishte një ditë. Irani i ka luajtur të tri ndeshjet në SHBA, kurse ekipi ishte i vendosur në Meksikë. Taremi tha se kushtet ishin të padrejta, kurse e përshkroi turneun si një “katastrofë” logjistike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai i bëri thirrje FIFA-s të përpiqet ta zgjidhë situatën. “FIFA duhet të zgjidhë çdo problem këtu. Por për fat të keq nuk ka mundur të bëjë këtë që nga fillimi”, tha Taremi për gazetarët. Ai shtoi se presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, kishte qëndruar në zhveshtoren e Iranit pas ndeshjes së parë dhe kishte theksuar se “është vetëm fillimi”.

“Por faza e grupeve është në prag të përfundimit dhe njerëzit tanë të logjistikës nuk i kemi këtu. Si është e mundur që ne gjithmonë duhet të udhëtojmë për në Tijuana? Ne i duam njerëzit e Meksikës, ne e duam Tijuanan. Është kaq e mirë, ata janë njerëz shumë të përulur. Ne i diam ata. Por si lojtarë profesionistë, në një garë profesionale, kjo nuk është e drejtë”.

Ai gjithashtu sugjeroi që prania e Iranit në turne nuk ishte më e dëshiruar. “Kush dëshiron të na ndihmojë? Kush? Nëse duan që ne të eliminohemi – në rregull, le të eliminohemi, le të shkojmë. Por kjo nuk është e drejtë”, ka theksuar Taremi.

Burimi: Koha