Vdes në QKUK shtetasi turk që u aksidentua javë më parë në Prishtinë

0%

Një shtetas i Republikës së Turqisë ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi nuk arriti t’u mbijetojë lëndimeve të marra në një aksident trafiku që kishte ndodhur më 9 qershor në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima kishte qenë duke u trajtuar në QKUK që nga dita e aksidentit, ndërsa vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor më 26 qershor. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

“Me është raportuar se viktima, mashkull, shtetas i Republikës së Turqisë, i cili si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion ”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti që ka ndodhur më 9 qershor.

Burimi: Bota Sot