Shpërndaje në: Një ndërtesë banimi në Prishtinë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së shtunës. Tre persona janë trajtuar nga ekipet mjekësore. Ekipet emergjente janë në vendin e ngjarjes, derisa tymi po vazhdon të shpërndahet. “Sot rreth orës , kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë banimi në rrugën Isa Kastrati në Prishtinë.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia ekipet mjekësore dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme tre persona janë trajtuar nga ekipet mjekësore”, kanë thënë nga Policia.
