Shpërndaje në: Xhudistja Laura Fazliu është një fitore larg medaljes në Grand Prix në Qingdao të Kinës. Laura po garon sot në kategorinë deri 63 kilogramë. Nisi me fitore ndaj gjermanes Sara-Joy Bauer, ndërsa më pas e mposhti turken Olzem Yildiz. Në çerekfinale zhvilloi betejë të vërtetë me japonezen Narumi Tanioka.
Dhe pas minuta luftë, japonezja fitoi me “Yuko”, që është pika më e vogël në xhudo. Në repesazh, Laura fillimisht e mposhti xhudisten italiane, Thauani Capanni Dias. Në luftë për medalje të bronztë do të përballet me bjellorusen Yana Marketskaya. Të shtunën garoi edhe Dardan Cena.
Në luftën e parë e mposhti jug-koreanin Woojin Shin, ndërsa në luftën e dytë të kategorisë deri 73 kg pësoi nga xhudisti i Rusisë, Buian-Kherel Sanaa.
