Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej” për protestën e 18-të, e cila pritet të mbahet sonte nga ora , ku pjesëmarrësit kërkojnë largimin e qeverisë. Ndryshimi i orarit është bërë për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin. Edhe pse kanë kaluar 17 ditë nga nisja e protestave, pjesëmarrja ka qenë e konsiderueshme edhe mbrëmjen e kaluar, kur protestuesit u mblodhën para godinës së Kryeministrisë, duke vazhduar mobilizimin e pandërprerë të javëve të fundit. Për 17 ditë me radhë, qytetarët kanë protestuar në Tiranë, duke shprehur pakënaqësitë e tyre dhe duke kërkuar ndryshime politike. Sipas organizatorëve, pas qëndrimit për disa orë para Kryeministrisë, protestuesit pritet të zhvillojnë edhe një marshim nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit, për të përcjellë mesazhet dhe kërkesat e tyre.
