Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet t’i shpallë të shtunën, nga ora , rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor.
Rruga për shpalljen e rezultateve u hap pasi Gjykata Supreme gjatë ditës së premte hodhi poshtë ankesat e kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu, të cilët kishin kërkuar rinumërimin e plotë të votave të PDK-së. Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje është renditur forca e parë politike, duke siguruar 53 ulëse në Kuvend.
Partia Demokratike e Kosovës pritet të ketë 22 deputetë në legjislaturën e re, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 18 mandate. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të përfaqësohet me shtatë deputetë. Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja, pritet të nisin procedurat për certifikimin e tyre, e më pas edhe hapat për formimin e institucioneve të reja.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
