Franca vendos rekord të madh pas fitores ndaj Norvegjisë

0%

Kombëtarja e Francës ka regjistruar edhe një rekord të mirë pozitiv përpos fitores bindëse ndaj Norvegjisë. Skuadra e Didier Deschamps e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte, me Ousmane Dembele që realizoi golin e avantazhit pas vetëm shtatë minutash lojë.

Francezët triumfuan në fund me rezultat të thellë 4-1, ndërsa sulmuesi i Paris Saint-Germain realizoi edhe dy gola të tjerë për të kompletuar një het-trik spektakolar. Sipas të dhënave të “Stats du Foot”, ky është rasti i parë që nga Kupa e Botës 1998 që Franca arrin të shënojë gol në secilën prej tri ndeshjeve të fazës së grupeve të turneut.

Një statistikë që rikthen kujtimet e edicionit të vitit 1998, kur “Les Bleus” fituan titullin e tyre të parë botëror në shtëpi. Skuadra e Deschamps e mbylli grupin I në vendin e parë me pikë të plota dhe konfirmoi statusin e një prej favoriteve kryesore për trofeun në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë. Ndërkohë, Franca në raundin e 32-të do të përballet me Suedinë./ Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi