Baki Desku: Gëzuar përvjetorin e gazetës ‘Bota sot’

0%

Trajneri i mirënjohur i karatesë, Baki Desku, njëherësh gjyqtari ballkanik i karatesë, ka uruar 31 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. Desku është trajner i KK Arena nga Peja, klub që po arrin rezultate të lakmuehsme, “ Urime përvjetori, ‘Bota Sot’! Ju urojmë edhe shumë vite të suksesshme në shërbim të informimit të drejtë, profesional dhe të paanshëm.

Faleminderit për përkushtimin, punën e palodhur dhe kontributin tuaj të çmuar në gazetari. Uroj që çdo përvjetor t’ju gjejë me edhe më shumë arritje, besim nga lexuesit dhe suksese të reja. Gëzuar përvjetorin dhe rrugëtim sa më të gjatë e të begatë!”, ka uruar Desku.

Burimi: Bota Sot