Mejdi Dalladaku, dashamir i madh i sportit dhe lexues i rregullt i gazetës kombëtare “Bota sot”, ka uruar 31-vjetorin e gazetës, duke vlerësuar kontributin e saj në promovimin e sportit dhe të vlerave kombëtare.
Dalladaku theksoi se “Bota sot”, me gazetarin e sportit Kemajl Goca, raporton pa dallime për të gjitha disiplinat sportive, duke pasqyruar rezultatet dhe të arriturat e sportistëve.
“Urime 31-vjetori i gazetës kombëtare ‘Bota sot’, e cila po bën një punë të shkëlqyer në afirmimin e vlerave kombëtare sportive. ‘Bota sot’ është zëri i fuqishëm i sportistëve shqiptarë, si në Kosovë ashtu edhe në diasporë, kudo që jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Ju uroj shumë suksese dhe vazhdimësi në punën tuaj”, ka uruar Dalladaku.
