Ish-futbollisti i mirënjohur, Shaban Maloku, ka uruar 31-vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”, duke vlerësuar kontributin e saj shumëvjeçar në informimin e opinionit publik dhe promovimin e sportit. “Urime përvjetorin e gazetës ‘Bota sot’. E përgëzoj të gjithë stafin për punën e jashtëzakonshme që bëni në informimin e shpejtë dhe të saktë për çështjet kombëtare, kulturore dhe sportive.
Sa i përket sportit, merita të veçanta personalisht ka gazetari Kemajl Goca për punën e palodhshme që ka bërë për shumë vite, duke mos i harruar sportistët e mëdhenj dhe sidomos sportin në diasporë. Jemi krenarë me ju. Urime dhe suksese edhe për shumë vite të tjera”, ka uruar Maloku.
