Fitorja e thellë e Senegalit rrit gjasat për avancim

0%

Shpërndaje në: Senegali ka shënuar fitore të thellë 5:0 ndaj Irakut. Kjo ishte e xhiroja e fundit e Grupit I. Ndeshja u zhvillua të premten mbrëma në Toronto. Senegali e përfundon grupin në pozitën e tretë me tri pikë. Ka gjasa që të avancojë në fazën nokaut si një nga tetë vendet e treta më të mira. Por i duhet të presë të përfundojë e gjithë faza e grupeve.

Iraku është eliminuar nga Botërori. Habib Diarra realizoi për 1:0 në minutën e katërt. Ismaila Sarr e shënoi golin e dytë në minutën e 56-të. Pape Gueye e realizoi golin e tretë dhe të katërt në minutën e 59-të dhe të 71-të. Ndërsa golin e fundit e shënoi Iliman Ndiaye në minutën e 82-të. Senegali në dy ndeshjet e para pësoi disfatë.

Burimi: Koha