Gashi kërkon zgjedhje të brendshme në LDK

0%

Shpërndaje në: Arben Gashi i cili sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka marrë votat e nevojshme si deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, po kërkon zgjedhje të brendshme në LDK pasi kjo parti siguroi vetëm 16.69% të votave të përgjithshme. Sot është bërë numërimi i të gjitha votave dhe LDK-ja renditet si e treta. Gashi i LDK-së ka thënë përmes një shkrimi në faqen e tij në Facebook se një LDK me 16% nuk është LDK-ja që njohim e as që e ndërtoi shtetin e Kosovës. “Prandaj, krahas domosdoshmërisë që vendi të ketë sa më shpejt institucione të qëndrueshme dhe funksionale, ne kemi edhe një detyrë tjetër të madhe: të merremi me veten. Të merremi me LDK-në. Me LDK-në tuaj. Është koha që LDK-ja të hapë një proces të ri zgjedhor të brendshëm, demokratik, transparent dhe gjithëpërfshirës. Një proces që bashkon, jo që përjashton. Që prodhon besim, jo ndarje. Që nxjerr në pah vlerat dhe energjinë më të mirë të partisë sonë”, ka shkruar Gashi.

Burimi: Koha