Burim Domniku: Urime gazeta “Bota sot”, uroj që të vazhdoni me profesionalizëm

0%

Ish-futbollisti i mirënjohur, Burim Domniku, ka uruar 31-vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. Domniku, i cili i takon gjeneratës së sakrificës, ka vlerësuar lart kontributin e gazetës në promovimin e sportit, duke theksuar se “Bota sot” ka qenë gjithmonë në krah të sportistëve. “Urime 31-vjetorin, Gazeta Bota Sot”.

Me rastin e 31-vjetorit të themelimit, ju uroj shumë suksese, jetë të gjatë dhe arritje edhe më të mëdha. Faleminderit për kontributin tuaj ndër vite në informimin e publikut dhe në gazetarinë shqipe. Uroj që të vazhdoni me profesionalizëm, besueshmëri dhe përkushtim edhe për shumë vite të tjera. Gëzuar 31-vjetorin!”, ka uruar Domniku.

Burimi: Bota Sot