Legjenda e hendbollit tw Kosovws, Dervish Berisha, ka uruar 31-vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”, duke vlerësuar rolin e saj të rëndësishëm në informimin e opinionit publik dhe promovimin e sportit. “’Bota sot’ ishte dhe mbetet drita e ngjarjeve vendore dhe botërore, sidomos në sport.
Dikur hendbolli kishte shumë pak hapësirë në media, por me daljen në skenë të gazetës ‘Bota sot’, me kryeredaktorët dhe të gjithë stafin e saj, sporti ynë fitoi një mbështetje të madhe. Jemi me fat që kjo është një gazetë kombëtare.
Për hendbollin dhe sportin në përgjithësi, gazetari Kemajl Goca bëri ndryshimin, nuk i harron emrat e mëdhenj, duke na bërë të gjithë sportistëve të ndihemi të vlerësuar dhe të respektuar. Për këtë i jemi shumë mirënjohës. Urime të gjithëve! Ju dëshiroj shumë suksese, vazhdimësi në traditën tuaj dhe informim korrekt në çdo fushë. Urime!”, ka uruar Berisha.
