Victoria Beckham tërheq vëmendjen me pamjen sportive pas vizitës në klinikën e bukurisë në Londër

0%

Victoria Beckham është shfaqur në formë të shkëlqyer gjatë një daljeje në Londër, ku u fotografua teksa largohej nga klinika e bukurisë së mikeshës së saj të ngushtë, Keren Bartov, një nga specialistet më të njohura të trajtimeve estetike për fytyrën. Ish-anëtarja e “Spice Girls”, 52 vjeçe, zgjodhi një paraqitje sportive për t’iu përshtatur temperaturave të larta në Mbretërinë e Bashkuar.

E veshur me një bluzë të zezë pa mëngë, geta sportive, atlete Nike dhe një kapele bejsbolli, Victoria tërhoqi vëmendjen me krahët e tonifikuar dhe pamjen natyrale, pasi u shfaq pa grim menjëherë pas trajtimit, shkruan DailyMail. Pas përfundimit të vizitës, ajo u përcoll deri te dera e klinikës nga vetë Keren Bartov, e njohur në botën e showbiz-it si “pëshpëritësja e lëkurës”.

Bartov numëron në mesin e klienteve të saj emra të njohur si Beyonce, Julia Roberts dhe Kim Kardashian, ndërsa një trajtim i personalizuar 90-minutësh në klinikën e saj kushton nga 400 deri në 700 funte (470 deri 820 euro).

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, Victoria po kalon kohë në Londër me vajzën e saj Harper, ndërsa bashkëshorti David Beckham ndodhet në Shtetet e Bashkuara për të ndjekur ndeshjet e Kupës së Botës. Ish-futbollisti është parë në tribunë gjatë sfidave të Anglisë dhe Skocisë, i shoqëruar edhe nga djali i tyre Cruz dhe partnerja e tij, Jackie Apostel.

Në të njëjtën kohë, vëmendje ka marrë edhe marrëdhënia e tensionuar mes David Beckham dhe djalit të madh, Brooklyn. Ky i fundit publikoi së fundmi një urim të ngrohtë për ditëlindjen e vjehrrit të tij, miliarderit Nelson Peltz, duke e quajtur “vjehrri më i mirë”, një veprim që është komentuar gjerësisht në mediat britanike mes spekulimeve për raportet e ftohta me familjen Beckham.

Burimi: Telegrafi