Një incident fizik brenda ambienteve të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë ka përfshirë dy zyrtarë të Policisë së Kosovës gjatë orarit të punës. Siç mësojnë burimet e Sinjalit, ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje brenda objektit të stacionit, ku pas një mosmarrëveshjeje mes dy zyrtarëve policorë, situata ka eskaluar në përleshje fizike.
Njëri nga të përfshirët në këtë rast është zyrtari policor Nexhat Hasani , i angazhuar në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë. Po ashtu ndaj dy zyrtarëve është propozuar edhe masa e suspendimit ndaj tyre nga IPK-ja. Ndaj të dy zyrtarëve është hapur procedurë për veprën penale “Sulm”, ndërsa rasti po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
