Gjykata në Lipjan refuzoi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ish-veteranit të UÇK-së, Bekim Meta, duke vendosur ndaj tij masën e arrestit shtëpiak. Lajmin e konfirmoi avokati i tij, Luan Tasholli, pas përfundimit të seancës gjyqësore.
“Kemi pranuar vendimin e Gjykatës Themelore, përkatësisht të gjyqtarit të procedurës paraprake lidhur me kërkesën e Prokurorisë sa i përket masës së caktimit të paraburgimit. E njëjta masë është refuzuar për të mbrojturin tim, Bekim Metën, dhe është caktuar masa e arrestit shtëpiak.
Tani e tutje i mbrojturi im do t’i respektojë të gjitha detyrimet ligjore në raport me këtë masë”, tha Tasholli. ‘Paramilitarët na sulmuan në shtëpi”, protestë në Lipjan në mbështetje të veteranit Bekim Meta Vendimi i gjykatës u prit me interesim të madh nga qytetarët dhe veteranët e mbledhur para objektit të Gjykatës Themelore, dega në Lipjan, ku për më shumë se gjashtë orë protestuesit qëndruan në pritje, duke kërkuar drejtësi për Bekim Metën, i cili, siç thanë kishte ndërhyrë për të ndarë palët.
Tri ditë më parë në fshatin Magure të Lipjanit dyshohet që një grup personash të komunitetit rom, kanë sulmuar Skender Shahinin para shtëpisë së tij si dhe veteranin e luftës së UÇK-së, Bekim Meta. /kp
