Shpërndaje në: Ousmane Dembele ka shkëlqyer duke realizuar “hat-trick” në fitoren bindëse të Francës. Franca të premten në xhiron e fundit të Grupit I e mposhti Norvegjinë me rezultatin 4:1. Sulmuesi i PSG-së, Dembele, e hapi serinë e golave në minutën e shtatë. Fituesi i Topit të Artë e realizoi edhe golin e dytë në minutën e 20-të.
Një minutë më pas, Norvegjia e ngushtoi rezultatin në 2:1 me golin që e realizoi Thelo Aasgaard. Dembele e kompletoi “hat-trickun” në minutën e 32-të duke realizuar për 3:1 . Golin e fundit për Francën e shënoi Desire Doue në minutën e 94-t. Franca e mbyll grupin në pozitën e parë me nëntë pikë. Norvegjia e përfundon fazën grupore në pozitën e dytë me gjashtë pikë.
Të dyja përfaqësueset tashmë e kanë siguruar avancimin në fazën nokaut. Për Norvegjinë ishte humbja e parë pas dy fitoreve radhazi.
