Lëvizje kampionësh mund të quhet ajo e Egnatias në këtë merkato të verës, kjo pasi kampionët e Superiores kanë qenë mjaft aktivë me afrime të shumta, për t’ia vënë në dispozicion trajnerit Nevil Dede.
Së fundmi, siç raportojnë mediat në Maqedoni, klubi rrogozhinas ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të majtë, Numan Ajeti, i cili pak orë më parë shkëputi marrëdhëniet e tij me Shkëndijën e Tetovës.
Pas një sezoni në kampionatin maqedonas, ku zhvilloi 24 paraqitje me fanellën e tetovarëve, Ajeti kalon te kampionët e Shqipërisë duke i shtuar më shumë elementë prapavijës, në prag të sezonit të r
