Norvegji-Francë për vendin e parë

0%

Norvegjia, pas një paraqitjeje mbresëlënëse deri më tani në Botëror, do të sfidojë Francën sot në orën me kohën shqiptare. Të dy ekipet janë kualifikuar në turin tjetër, por duhet të vendoset se cili do ta mbyllë në krye. Norvegjia duhet të fitojë për të kaluar Francën, ndërsa francezëve u mjafton edhe barazimi për të ruajtur kreun.

Përfaqësuesja franceze nuk do të ketë trajnerin e saj, Didier Deschamps, pasi do të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij. Senegal-Irak është dueli tjetër i Grupit I, që vlen më shumë për ta mbyllur me nder, pasi shpresat për të kaluar si e treta më e mirë janë të pakëta. Uruguaj-Spanjë shihet si sfida më tërheqëse e Grupit H. Ekipi spanjoll synon ta mbyllë në krye.

Kepi i Gjelbër, që është ende i pamposhtur, shpreson ende për kalimin në turin tjetër dhe do të luajë me Arabinë Saudite. Në Grupin G, Belgjika duhet të fitojë për të mos u eliminuar nga gara. Përballë është Zelanda e Re. Egjipti do të luajë me Iranin me qëllim që të qëndrojë në krye të renditjes. Në anën tjetër, skuadrës iraniane i duhet fitore për t’u kualifikuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot