Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Turqi, një i vdekur dhe një i plagosur

0%

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një fabrikë fishekzjarrësh në qytetin Niğde, në zonën e Kemerhisarit në Turqi. Sipas mediave vendase, si pasojë e ngjarjes një punëtor ka humbur jetën. Ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Pas shpërthimit, në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë ekipet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të vënë nën kontroll zjarrin e shkaktuar në ambientet e fabrikës. Autoritetet turke kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit dhe rrethanat e sakta të ngjarjes.

Burimi: Bota Sot