QMK: Një zjarr është shuar, dy janë aktiv

0%

Deri në orën janë regjistruar dy zjarre aktive dhe një i shuar në territorin e vendit, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza. Zjarret aktive janë në vendbanimin Sveti Nedela në komunën e Shtipit dhe në fshatin Matejç në Komunën e Likovës. Në këto zona po digjet bimësi e ulët. Ndërkohë, zjarri në deponinë në fshatin Bansko në komunën e Strumicës është shuar.

QMK po e ndjek situatën në terren dhe po koordinon masat e nevojshme.

Burimi: Bota Sot