Një zjarr ka përfshirë një objekt në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, pasditen e së premtes (). Sipas të dhënave fillestare, nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Lajmin për rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se Policia ka pranuar informatën për incidentin rreth orës . “Sot rreth orës , kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, të cilët po merren me rastin”- deklaroi Ahmeti. Shkaqet e zjarrit nuk janë bërë ende të ditura.
