Demokraci apo Autokraci të trekëndshit

0%

Shkurt: Pas rёnies sё komunizmit, demokracia u duk se fitoi nё botё. Tridhjetё vjet mё pas, autokracia i ka zёvёndёsuar nё mёnyrё tё qendrueshme regjimet demokratike dhe ёshtё nё rritje nё Europёn Perёndimore dhe Shtetet e Bashkuara, ku ka lindur ajo vetё. Shumё vetё, me naivitet, besojnё se autokracia dhe demokracia janё thjesht etiketa qё nuk ndikojnё fort nё jetёn tonё tё pёrditshme.

Origjina tё dyshimta Ndryshe nga sa thuhet shpesh, demokracia dhe autokracia nuk janё thjesht fjalё. Po, ato e kanё prejardhjen nga greqishtja, sepse falё mbizotёrimit imperialist tё sotёm tё Perёndimit, kёrkimet dhe botimet janё monopolizuar nga Shtetet e bashkuara dhe metropolet koloniale nё Europёn Perёndimore.

Ky monopol erdhi tёrёsisht bashkё me zakonin europian vendor pёr t’i pёrdorur gjuhёt e vdekura (greqishte e vjetёr dhe latinishte e vjetёr) nё gjetjen e termave tё reja shkencore, teknologjike apo nё analizёn e shoqёrisё njerёzore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Neologjizma greke “autokraci” (αὐτός autós ‘vetё’ and κράτος krátos ‘sundim’) do tё thotё njё sistem qeverisjeje me njё person tё vetёm nё krye, dmth njё diktator (nga latinishtja dictare “me urdhёrue”). Nё kontrast me tё, “demokraci” (δῆμος dêmos ‘popull’) shёnon qeverisjen nga populli, tё sunduarit duhet tё qeverisin veten. Autokracia…

Njerёzit kthejnё shpesh kryet kah autokracia, sepse sistemi ёshtё i mirё pёr tё marrё vendime tё shpejta qё e mobilizojnё popullsinё e shtetit dhe burimet e tij. Pёr tё sunduarit, sikur nuk ka rёndёsi qё diktatori ёshtё njё person i vetёm me interesat e tij vetiake (gjithnjё njё mashkull) fhr me aftёsi tё kufizuara pёr tё marrё informacion.

Prandaj vendimet e autokratit rrallё janё qartёsisht tё bazuar. Ata ngasojnё me hedhjen e njё zari. Mund tё qёllojё qё rezultatet e njё vendimi tё tillё arbitrar tё jenё pozitive pёr shumicёn e banorёve tё njё shteti.

Por, po tё flasim statistikisht, kjo metodё qeverisjeje pёrfundon keq, duke u sjellё pёrfitime njё elite tё vockёl dhe duke shtypur tё tjerёt, shpesh duke pёrdorё dhunёn nё shkallё tё madhe.

Tё sunduarit, gjithashtu, kthejnё sytё nga autokracia, sepse, deri tani, ky sistem qeverisjeje ka qenё njё normё mbarёbotёrore, qё kur u ngritёn perandoritё e para tё bazuara nё bujqёsi nё Lindjen e Mesme dhe nё Azinё e Largёt, pesё mijё vjet mё parё.

Nё sferёn e marrёdhёnieve shoqёrore patriarkalizmi ёshtё njё kopje e autokracisё, sistemi u ngrit dhe u pёrsёrit kohё pas kohe nё nivelin e familjes, fshatit, qytetit dhe bashkёsive rajonale.

Pёr mё tepёr, autokracia dhe patriarkalizmi u fut nё fe, nё traditat hebreo-kristiane-islamike, duke marrё formёn e monoteizmit. Ёshtё ky njё besim nё njё zot tё vetёm, tё gjithёditur dhe tё personalizuar (duke pёrjashtuar zotat e tjerё). Ky zot, nё fjalё, pёrfytyrohet si mashkull dhe ka krijuar dhe ka sunduar tёrё universin.

Ky rregullim pёrfshin edhe njerёzimin, tё krijuar sipas shёmbёlltyrёs 1 personale tё zotit. Nёn mbrojtjen dhe bekimin e zotit njerёzimit iu caktua sundimi i pakufizuar i botёs, pёrfshi planetin Tokё. Njё bindje monoteiste pёr zotin me shёmbёlltyrё njeriu ёshtё pikёrisht autokrati tipik i perandorisё bujqёsore tё Lindjes sё Mesme, i stёrmadh dhe i projektuar nё qiell si sinonim i universit.

Nuk ёshtё pёr t’u habitur, nё njё traditё tjetёr me prejardhje nga Lindja e Mesme- ose cezaropapizmi- autoktati nё Tokё pёrfytyrohej si i mirosur nga hyjnia qiellore për të qenë përfaqësues i këtij të fundit. si në çështjet temporale ashtu edhe shpirtërore Kjo doktrinё e sundimit tё kombinuar tё diktatorit mbi shtetin dhe fenё (me fjalё tё tjera, me mendjet dhe besimet e popullit) ka mbijetuar formalisht deri nё shekullin 20, e mishёruar si sulltani-kalif i Perandorsiё Otomane dhe Cari-autokrat i Perandorsiё Ruse.

Tendenca, ndonёse e mohuar zyrtarisht, ёshtё rigjallёruar nё autokracitё komuniste, ku diktatori dublon rolin e sunduesit tё vetёm tё shtetit dhe kreut tё padiskutueshёm tё partisё komuniste. Kjo parti dhe ideologjia e saj zёvёndёson fenё nё funksionet e legjitimimit tё sistemit tё qeverisjes dhe tё shpjegimit tё botёs (shoqёrore).

Ky rregullim politik me pamje fetare vazhdon edhe sot nё shtetet komuniste tё Kinёs, Koresё sё Veriut apo Kubёs. Aktualisht cezaropapizmi si teknikё qeverisjeje ёshtё adoptuar nga diktatorёt me bindje tё tjera ideologjike nga ato komuniste. Udhёheqёsit fetarё vetё kanё kapur pushtetin shekullar duke vendosur teokracitё (fjalё pёr fjalё “sundimin e zotit”) nё Iran ose Afganistan.

Ngjashёm, monarkёt shekullarё kёrkojnё tё legjitimojnё sundimin e vet autokratik pёrmes fesё, qoftё ky nё Arabinё Saudite apo Katar, nё ngjashmёri me modelin e sulltan-kalifit otoman. Presidenti rus actual, i pёrjetshёm, e rimodeloi rregullin e sundimit tё tij duke ngritur si carёt, defacto autoritetin e vet pёrmbi Kishёn Ortodokse tё vendit, si njё degё tjetёr tё pushtetit.

Nё Venezuelё, diktatorёt populistё, duke imituar komunizmin e stilit kubanez, kanё kapur tёrё pushtetin temporal dhe kanё uzurpuar kontrollin mbi tё sunduarit duke mёtuar se “e njohin mё mirё” se sa qytetarёt “e pa pjekur”.

Njё “fe qytetare” e tillё e mbuluar me personin e diktatorit mund tё vёrehet nё shumё diktatura populiste tё botёs, qoftё edhe nё Turqi dhe Bjellorusi, Uzbekistan apo Taxhikistan, nё Guinenё Ekuatoriale dhe nё Zimbabve.

Kohёt e fundit, me ndihmёn e medias sociale (sikurse nisi nё Rusi) dhe duke qenё zgjedhur demokratikisht, diktatorёt aspirues kanё synuar tё vendosin autokracitё populiste cezaropapiste tё ngjashme nё Brazil dhe nё Shtetet e Bashkuara, ose nё Hungari dhe Poloni.

Demokracia Nё njё autokraci, njerёzve u kёrkohet ose u imponohet ta lёnё jetёn e tyre dhe mёnyrёn e jetesёs nё duart e diktatorit. Nuk kёrkohet asnjё inisiativё nga ana e tё sunduarve.

Pёrkundrazi, ai qё merr ndonjё nismё ndёshkohet, sepse autokrati e di mё tё mirёn. Ҫёshtja e nismave tё tilla individuale ose vendore ёshtё nё kundёrshtim me gjithёditurinё dhe legjitimitetin e diktatorit nё sundimine tij, qё mёton pёr njё gjithёdituri tё justifikuar fetarisht dhe ideologjikisht. 2 Nё kushtet e qeverisjes demokratike, janё qytetarёt ata qё vetёorganizohen, drejtojnё dhe ligjёrojnё institucionet e pushtetit dhe shettit, nё se i gjykojnё tё denja, por nё vijёn e parimeve kryesore tё demokracisё, aktualizimi specifik i tё cilёs nё ҫdo shtet duhet tё jetё sipas kushtetutёs.

Nё njё shtet demokratik nuk ka zot tё gjithёdijshёm ose diktator cezaropapist ndaj tё cilit tё sunduarit duhet tё drejtohen pёr vendimin “e vёrtetё dhe tё saktё”. Janё vetё qytetarёt (ose pёrfaqёsuesit e informuar nga interesat dhe dёshirat e zgjedhёsve) qё punojnё pёr zgjidhjet e njё problem tё dhёnё.

Pёr mё tepёr, vendimi duhet tё merret brenda kuadrit tё sistemit ligjor bazuar nё kushtetutё, qё ёshtё majaja e sundimit tё ligjit. Po tё flasim historikisht, elementёt bazё tё sistemit demokratik janё zhvilluar nё Mesjetёn e vonё dhe nё Europёn Perёndimore moderne tё hershme.

Kёta pёrfshinin kushtetutat, ndarjen e shtetit nga Kisha (feja) dhe ndarjen treshe tё pushtetit tё institucioneve shtetёrore. Kёto rregullime sigurojnё kontrollin dhe balancёn ndёrmjet degёve tё ndryshme tё qeverisjes dhe shtetit, duke e shmangur secilin nga uzurpimi i prerogativave tё tjera, qё, ndryshe, do ishte hapi i parё drejt diktaturёs.

Nga perspektiva e popullsisё sё shtetit, adoptimi i legalizmit (sundimit tё ligjit), barazia para ligjit dhe votimi popullor ёshtё i domosdoshёm pёr pёrmbushjen e demokracisё. Pёrveҫ kёsaj duke kujtuar luftёrat fetare, u ra dakord qё feja tё bёhej njё ҫёshtje private dhe tё mos kish funksion nё shtet.

Shtetet e para demokartike u ngritёn paqёsisht nё Britani dhe Zvicёr, ose pёrmes revolucioneve qytetare si nё rastin e Shteteve tё Bashkuara ose Francёs. Deri nё Luftёn e Parё Botёrore, demokracia ishte njё formё pakicё e qeverisjes nё Europё, e kufizuar praktikisht me Amerikёn e Veriut, Europёn Perёndimore dhe Skandinavinё.

Pastaj, falё rёrgullimeve tё arritura nё Konferencёn e Paqes nё Paris, demokracia u pёrhap nё Europёn Qendrore. Por Depresioni i Madh dhe ngritja e fashizmit i dha fund arritjeve demokartike nё kёtё rajon nё vitet 1930. Lufta e Dytё Botёrore dhe mbizotёrimi, paslufte, i Bashkimit Sovjetik nё rajon e shmangu rifutjen e demokracisё nё Europёn e pasluftёs.

Rёnia e komunizmit pёrbёnte njё pikё kthese nё historinё e Europёs, qё siguroi praktikisht adoptimin e demokracisё nё tёrё kontinentin. Vrulli ishte i tillё qё bota zgjodhi ta imitojё Europёn. Dhjetёra shtete paskoloniale nё Afrikё, Amerikё Latine dhe Azi vendosёn tё bёhen demokratikё.

Doli qё “fundi i historisё” kish mbёrritur, dhe (pothuaj) tё gjithё ranё dakord qё sistemi optimal i qeverisjes dhe ekonomisё ёshtё demokracia dhe kapitalizmi, pёrkatёsisht. Por doli se kjo ishte njё shpresё e kotё.

Pasi u shtypёn demonstraat prodemokracisё nё Sheshin Tienanmen dhe kudo nё Kinё, Pekini vijoi me kapitalizmin nё ekonomi, por me totalitarizmin komunist nё politikё dhe nё sferёn e marёrdhёnieve shoqёrore. Suksesi ekonomik i Kinёs provoi qё kapitalizmi punon mirё bashkё me demokracinё dhe autokracinё, edhe nёn kthesёn shtypёse totalitare.

Ky realitet- i ҫiftuar me pafuqinё liberale dhe demokratike tё Perёndimit nё dritёn e sfidave tё pёrsёritura nё rastin e ngritjes sё Rusisё neo-imperialiste, propozuesit e teokracisё nё Afganistan dhe Iran, ose autokratёt e drejtpёrdrejtё nё Siri dhe vende tё tjera arabe- i bindёn shumё sundimtarё tё zgjedhur demokratisht nё mbarё botёn tё formёsohen si autokratё. 3 Ky transformim mbarёbotёror ishte me pёrfitim pёr autokratёt dhe lakejt e tyre, ndёrkohё qё nё shumicёn e rasteve qytetarёt nuk e kundёrshtuan braktisjen e demokracisё.

Nё sytё e tyre ky sistem i lavdёruar qeverisjeje nuk u kish siguruar atё qё shpresonin nё fillim. Prandaj rikthimi nё mёnyrat e provuara dukej i arsyeshёm. Ishte mё e lehtё t’ia dilje me dreqin e vjetёr qё e njeh se sa me kёtё tё riun tё paparashikueshёm.

Aq mё tepёr kur shikonin arritjet ekonomike tё Pekinit dhe ato tё Perandorisё sё re Ruse, qytetarёt nё demokracisё e ngritura nisёn tё ёndёrrojnё pёr diktatorёt me dorё tё fortё. Pёrtacia rrit autokracinё Dhёnia pas autokracisё shёnon njё pёrtaci tё thellё te ata qё mendojnё pёr politikёn dhe marrёdhёniet socio-ekonomike.

Qё njё diktator me bindje e veta ideologjike (fetare) mund tё vijё, tё marrё kontrollin e shtetit dhe tё vёrё gjithҫka nё vijё. Por besimi populist, gjёrsisht i shpёrndarё, ёshtё krejtёsisht pa bazё.

E njёjta gjё ёshtё e vёrtetё pёr format e ngjashme me besimin qё mёtojnё se njё hyjni e pa provuar ose njё person i vetёm (diktator) mund tё zgjidhё tё gjitha problemet botёrore socio ekonomike dhe politike. pa pjesёmarrjen tonё si popull.

Bota ёshtё njё vend i komplikuar me tetё miliardё individё tё organizuar nё 200 shtete dhe miliona bashkёsi administrative dhe informale, secila me nevojat e veta dhe interesat specifike, dhe, pёr kёtё ҫёshtje, qё flasin 8000 gjuhё tё ndryshme tё shkruara nё 600 sisteme tё ndryshme alfabetike.

Një diktator me aftësinë tipike të rimarrjes së trurit njerëzor për të trajtuar deri në 150 individë është i sigurt se do të prodhojë një oligarki. Po ai kurrë nuk do ja dali me sisteme pune gjithëpërfshirëse dhe të provuara siç duhet apo zgjidhje ligjore të barabarta që do të balanconin dhe plotësonin nevojat në një shtet tipik me dhjetëra milionë banorë.

Demokracia ёshtё i vetmi sistem i njohur nga njeёrzit, qё siguron pёrmbushjen e qёllimit nё fjalё. Prandaj, qё sistemi tё punojё nё mёnyrё optimale duhen t’i pёrfshijё tё gjithё nё punimet e tij. Ҫdo zё personal duhet dёgjuar dhe diskutuar me tё tjerёt nё nivelin e duhur tё institucioneve shtetёrore ose organizatave shoqёrore.

Kjo ёshtё njё punё e vёshtirё, qё sidoqoftё jep me bollëk atë që njerëzit dhe shoqëritë e tyre dëshirojnë, domethënë, stabilitetin dhe begatinë për të gjithë, jo vetëm për një oligarki të ngushtë, që është normё në autokraci. Pёrtacia e kryenarrativave kombёtare Nё Europёn Qendrore, kryenarrativat pёrbёjnё njё bllok shtesё pengesash nё udhёn e demokracisё.

Ky ёshtё njё bllokim mendor serioz, nё tё vёrtetё. Kёto narrativa i paraqesin shtetet kombёtare si antike dhe tё pёrjetshme. Besimi anakronik i pambёshtetur nё fakte, ёshtё ngulitur nё shoqёri pёrmes arsimit, politikёs dhe jetёs kulturore.

Objektivi ёshtё tё prodhojnё platforma ideologjike mbarёshtetёrore me tёrheqje emocioanle ku politikanёt me sukses marrin pushtetin nё njёrin apo tjetrin shtet kombёtar duke evokuar dhe duke iu referuar njё vargu mitesh themelore tё nxjerra nga kryenarrativat kombёtare. 4 Narrativa tё kёtij lloji i mbyllin mendjet e njerёzve dhe imagjinatёn e tyre.

Emocionet e grupit i trumbetojnё faktet nё terren. Si rezultat, europiano-qendrorёt nuk janё nё gjendje tё kuptojnё tё kaluarёn parakomёbtare tё vendit tё tyre me termat e veta jo kombёtare ose tё shohin prapa tё tashmes kombёtare. Fundja, nё njё perspektivё afatgjatё, e ardhmja nuk ka pёr tё qenё kombёtare nё karakter.

Nacionalizmi, sikurse gjithё ideologjitё ёshtё njё krijim njerёzor, qё populli e ka zhvilluar, pёrshtatur, plotёsuar nё njё praktikё socio-politike tё dhёnё, dhe, me shumё siguri, do ta braktisё nё shkёmbim tё diҫkaje tjetёr, pas ca kohe. Pёrtacia vret Ende, problem mё i madh i tashёm i kohёs ёshtё dobёsimi i biosferёs sё planetit.

Le tё vetёdijёsohemi pёr tё, njerёzimi ёshtё pjesё dhe parcelё e kёsaj biosfere dhe (pёr tani) ёshtё e pamundur tё jetojё jashtё saj. Deri nё mesin e shekullit 20, burimet e ujit, ajrit, tokёs, faunёs dhe bimёsisё mendoheshin tё pakufizuara. Se njerzit mund t’i pёrdornin ato pa u ardhё fundi dhe do mbeteshin me tepricё.

Ne si njerёz, falё mbipёrdorimit dhe teprimit me burimet natyrore tё pёrmenduara mё sipёr, po pёrballemi me ngrohjen globale, me ngjarje tё motit ekstrem, me pakёsim tё ujit, ose me nivele kёrcёnuese tё ndotjes pёr jetёn. Me qёllim fitimi, ne po shfarosim tё gjitha speciet ose duke bёrё shpyllёzime po i kthejmё sipёrfaqe tё stёrmёdha toke nё shkretёtira.

Kёto janё simptoma tё biosferёs nёn stres. Gjendja e pёrkeqёsuar po i lё miliona njerёz dhe specie jashtё ekosistemit tё banueshёm ose ҫerdhes biologjike (natyrore) tё njerzimit nё biosferё.

As demokracia, jo mё autokracia, nuk kanё nё disponim instrumenta qeverisjeje ose njё program tё vatёrzuar pёr t’ia dalё kёtij rreziku ekzistencial, përtej dublimit të saj me etiketën greke Anthropocene, ose “epoka e njeriut”. Me keqardhje, ky ёshtё njё emёr i gabuar.

Nё realitet rritja e paparё e njerёzimit (apo shpёrthimi demografik) garon kundёr tkurrjes sё biosferёs, qё kryhet me njё shkallё tё ngjashme. Pa u shmangur ndeshja kokё pёr kokё e kёtyre dy dukurive, zhdukja e njerёzimit është e pashmangshme dhe e sigurt në kuptimin gjeologjik (ndonёse e pakёsuar nga dhjetёra mijёra vite deri nё qindra vite).

Prandaj, emri i duhur pёr kёtё epokё qё po afrohet do jetё ‘koha pasnjerёzore’. Koha kur do mbeten vetёm eshtrat e njerёzve. Pёr fat tё keq, nё rang marёrveshjesh ndёrkombёtare, tё gjitha shtetet- si ato demokratike edhe autokratike- sillen si njё tufё autokratёsh grindavecё. Ҫdo shtet mbron interesat e veta, pavarёsisht gjithҫkaje.

Nuk ka oreks pёr demokraci nё sferёn e marrёdhёnieve ndёrkombёtare (me pёrjashtimin cilёsor tё Bashkimit Europian). As teoricienёt e mendimit politik apo udhёheqёsit e rangut global nuk pёrpiqen pёr tё zhvilluar parimet bazё tё demokracisё ndёrkombёtare, qё tregojnё kujdes pёr burimet natyrore, pёr tё shmangur ose tё paktёn pёr tё vonuar shuarjen e njerёzimit.

Gjendja ёshtё njё tokё e pjellshme pёr shpresa dhe vendime iracioanle. Ata tё anёs fetare propozojnё qё zoti monotheist mund tё ndёrhyjё, mё nё fund, pёr t’i ndrequr ato qё kanё prishё njerёzit. Prandaj nuk ka nevojё pёr t’i mitizuar ndikimet e dёmshme tё veprimtarisё njerёzore nё biosferё.

Njё version mё i skajshёm i kёsaj 5 pikёpamje, ёshtё se shuarja e njerёzimit, nё fundtё fundit, do bёhet por ata qё besojnё nё “Zotin e vёrtetё” do shkojnё drejt nё parajsё, kur tё ndodhё armageddoni.

Nga ana tjetёr, ata qё nuk besojnё nё ndonjё ndёrhyrje hyjnore mund tё vendosin qё shfarosja e ndonjё armiku me njё sulm atomik ёshtё diҫka e arsyeshme, sepse sё shpejti ne tё gjithё do vdesim gjithёsesi. Bern,Zvicër

Burimi: Bota Sot