Rreth 600 persona të vdekur si pasojë e dy tërmeve që goditën Venezuelën

0%

Të paktën 589 persona kanë vdekur dhe më shumë se 2 mijë të tjerë janë plagosur si pasojë e dy tërmeteve që kanë goditur Venezuelën, gjatë 40 orëve të fundit. Siç raporton BBC , njëri tërmet në veri të shtetit të Venezuelës u regjistrua me magnitudë 7.2, ndërsa i dyti me magnitudë 7.5 është shënuar si tërmeti më i fortë që ka ndodhur në këtë vend nga viti 1900.

BBC raporton se derisa ekipet e shpëtimit dhe ushtria janë mobilizuar për të pastruar rrënojat, grupet e ndihmës në të gjithë botën po përpiqen të ofrojnë ndihmë në Venezuelë, ku SHBA-të thuhet se kanë premtuar 150 milionë dollarë për ndihmë.

Burimi: Kallxo