AUV apel për kujdes: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e prishjes së ushqimeve

0%

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në ruajtjen e produkteve ushqimore, si pasojë e rritjes së temperaturave gjatë ditëve të fundit.

Në njoftimin e saj, AUV u ka kërkuar operatorëve ekonomikë që merren me ushqime të respektojnë me përpikëri standardet dhe kërkesat ligjore për sigurinë ushqimore, në mënyrë që të parandalohet prishja e produkteve dhe rreziku për konsumatorët. “Siguria ushqimore është përgjegjësi e përbashkët dhe secili duhet të tregojë kujdes në çdo fazë të ruajtjes së ushqimit.

Vetëm përmes respektimit të rregullave mund të shmangen rastet e helmimeve dhe të mbrohet shëndeti publik”, thuhet në reagimin e AUV. Agjencia ka bërë të ditur gjithashtu se gjatë sezonit të verës do të intensifikohen kontrollet në terren, me qëllim mbikëqyrjen e respektimit të standardeve të sigurisë ushqimore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas AUV, çdo shkelje e rregullave ligjore do të trajtohet me masa përkatëse pa tolerim. Autoritetet apelojnë qytetarët dhe bizneset që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë periudhave me temperatura të larta, kur rreziku i prishjes së ushqimeve është më i madh. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com