Angellov: Lëvizja në pyje nuk është e ndaluar, është e detyrueshme të merret leje

0%

Vendimi për të futur kufizime në lëvizjen në pyje nuk do të thotë ndalim i plotë i hyrjes së qytetarëve në zonat pyjore, por përkundrazi futje e evidencave të detyrueshme përmes lëshimit të lejeve, shpjegoi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov.

Sipas tij, masa është parandaluese dhe synon të zvogëlojë rrezikun e shfaqjes dhe përhapjes së zjarreve pyjore gjatë periudhës së temperaturave të larta. Dënime deri në dy mijë euro, nga 1 korriku ndalohet lëvizja në pyje pa leje përkatëse “Lëvizja në pyll nuk është në fakt e ndaluar, është vetëm një detyrim për të marrë leje që shërben si një dokument”, tha Angellov.

Masa vjen në një kohë kur temperaturat e larta dhe moti i thatë rrisin rrezikun e zjarreve në hapësira të hapura. Institucionet kompetente u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin aktivitetet që mund të shkaktojnë zjarr.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave informoi më parë se kufizimi u fut në përputhje me Ligjin për Pyjet, për shkak të rrezikut të shtuar të zjarreve në pyje. Vendimi do të zbatohet në periudhën nga 1 korriku deri më .

Burimi: Telegrafi