Kosova debuton në “Macedonian Amateur Open 2026” me 13 golfistë

0%

Kosova do ta nisë sot rrugëtimin në turneun “Macedonian Amateur Open 2026”, duke marrë pjesë për herë të parë në këtë kampionat që nga themelimi i Federatës së Golfit të Kosovës. Turneu ka mbledhur 69 golfistë nga nëntë shtete, ndërsa Kosova përfaqësohet me 13 garues, duke qenë një nga delegacionet më të mëdha të këtij edicioni.

Garat po zhvillohen në ambientet e St Sofia Golf Club në Bullgari, në frymën e fair play-t dhe bashkëpunimit ndërmjet golfistëve të rajonit. Federata e Golfit e Kosovës u ka uruar suksese të gjithë përfaqësuesve të saj, ndërsa ka shprehur falënderim të veçantë për Ministrinë e Sportit dhe Rinisë për mbështetjen financiare të dhënë për pjesëmarrjen në këtë aktivitet ndërkombëtar.

Burimi: Bota Sot