Granit Xhaka me Zvicrën para sfidës me Bosnjën! Media zvicerane përmend sfidën me Serbinë

0%

Kapiteni Granit Xhaka me Zvicrën kanë hedhur pas shpine barazimin befasues me rezultat 1:1 në përballjen me Katarin, në ndeshjen e parë të Kampionatit Botëror në futboll. Sfida e nesërme (21.00) është jetike për zviceranët, fitorja i duhet me çdo kusht ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës. “Vetëm një herë gjatë epokës së saj të artë Zvicra ka bindur në ndeshjen e dytë të një turneu të madh, dhe kjo ndodhi në Botërorin 2018 kundër Serbisë (2:1). Përndryshe, paraqitjet e dyta kanë sjellë zhgënjime. Për më tepër, përballja e vetme e deritanishme me Bosnjë-Hercegovinën ka përfunduar me humbje për zviceranët. Që nga viti 2014, Zvicra është kualifikuar në çdo Kampionat Botëror dhe Evropian të paktën deri në fazën e 1/8 së finales. Një arritje të tillë e ka realizuar vetëm Franca, ndërsa kombëtare të mëdha si Anglia, Spanja dhe Gjermania nuk kanë qenë po aq të qëndrueshme. Megjithatë, në secilin prej gjashtë turneve të fundit të mëdhenj, ndeshja e dytë e fazës së grupeve ka qenë zakonisht më e dobëta për Zvicrën. Përjashtimi i vetëm ishte fitorja 2:1 ndaj Serbisë në Kaliningrad në Botërorin 2018”, k a shkruar mediumi zviceran “Blick”. “Kjo mbetet fitorja e vetme e Zvicrës në ndeshjen e dytë të grupeve gjatë gjeneratës së udhëhequr nga kapiteni Granit Xhaka dhe e formuar nga kampionët botërorë U17 të vitit 2009. Në të gjitha rastet e tjera pasuan zhgënjime, madje edhe humbje të rënda. Në Botërorin 2014 në Brazil, skuadra e drejtuar nga Ottmar Hitzfeld u mposht 5:2 nga Franca në Salvador, pasi në një moment ishte duke humbur 5:0. Në Euro 2021, Zvicra u mund 3:0 nga Italia në Romë dhe pothuajse nuk pati asnjë mundësi reale për të rivalizuar. Edhe ndeshjet e dyta në turnetë e tjerë nuk shkuan sipas dëshirës së zviceranëve: barazim 1:1 me Rumaninë në Euro 2016, humbje 1:0 nga Brazili në Botërorin 2022 dhe barazim 1:1 me Skocinë në Euro 2024”, shkruan më tej. Si pasojë, Zvicra është gjendur çdo herë me “thikën në fyt”, duke rrezikuar eliminimin që në fazën e grupeve. Megjithatë, ajo ka arritur gjithmonë ta shmangë skenarin më të keq. Por kjo nuk është statistika e vetme që flet kundër Zvicrës. Edhe bilanci ndaj Bosnjë-Hercegovinës është negativ. Dy kombëtaret janë përballur vetëm një herë dhe zviceranët humbën 2:0 në pranverën e vitit 2016 në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih. Në atë ndeshje miqësore, e zhvilluar si përgatitje për Kampionatin Evropian në Francë, Zvicra ishte pa asnjë përgjigje ndaj kundërshtarit. Nga ajo skuadër zvicerane ende janë aktivë Granit Xhaka, Ricardo Rodriguez, Breel Embolo, Nico Elvedi dhe Silvan Ëidmer. Në anën tjetër, Bosnjën e udhëhiqte si kapiten legjenda Edin Xheko. Tani, të enjten në Los Angeles, do të ketë një ribashkim të ri mes këtyre rivalëve, në një ndeshje që mund të jetë vendimtare për fatin e Grupit B në Botërorin 2026.

Burimi: Bota Sot