Undav kërkon luftë nga bashkëlojtarët

0%

Shpërndaje në: Sulmuesi gjerman, Deniz Undav, u ka bërë thirrje bashkëlojtarëve që të luftojnë më shumë, në mënyrë që të mbesin në garë për ta fituar Botërorin. Ai ka reaguar në këtë mënyrë pas humbjes zhgënjyese 2:1 nga Ekuadori. Ekuadori me fitore e siguroi fazën nokaut të Botërorit 2026. Duke e analizuar situatën, 29-vjeçari tha se kishte dallim në intensitet mes dy përfaqësueseve.

“Ekuadori ishte më agresiv”, deklaroi fillimisht sulmuesi i Stuttgartit. Ai theksoi më tej nevojën për ndryshim të mentalitetit. “Duhet ta mbrojmë veten më shumë, nëse loja është e ashpër, edhe ne duhet të luajmë në atë mënyrë”, është shprehur Undav.

Burimi: Koha