QSU përmbyll vlerësimin praktik “Qielli i Shqiponjave 2026”

0%

Qendra për Studime Universitare (QSU) ka përmbyllur me sukses vlerësimin praktik për vitin akademik 2025/2026, të titulluar “Qielli i Shqiponjave 2026”. Gjatë nëntë ditëve të angazhimit intensiv në rajonin e Gjakovës, kadetët zhvilluan operacione luftarake në nivel togu dhe kompanie, duke vënë në zbatim në terren njohuritë teorike dhe praktike të fituara gjatë vitit akademik.

Vlerësimi praktik përfshiu planifikimin dhe ekzekutimin e operacioneve luftarake, zbatimin e drilleve të betejës, koordinimin ndërmjet njësive si dhe vendimmarrjen në kushte dinamike. Këto aktivitete synuan forcimin e aftësive udhëheqëse, disiplinës dhe frymës ekipore të kadetëve.

Sipas organizatorëve, ushtrimi shërbeu si një test gjithëpërfshirës i përgatitjes profesionale të kadetëve, duke dëshmuar gatishmërinë e tyre për të përballuar sfidat operacionale dhe për të zbatuar standardet më të larta të trajnimit ushtarak.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot