Legjenda e basketbollit, Artan Mehmeti, ish reprezentues i Kosovës, tha se gazeta “Bota sot” ka dhënë kontribut të madh në afirmimin e vlerave kombëtare sportive. Mehmeti e ka uruar 31 vjetorin e gazetës. “Urime 31-vjetorin gazetës ‘Bota sot’. ‘Bota sot’ ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në informimin e publikut dhe në promovimin e sportit në përgjithësi, e veçanërisht sportit vendor.
Vlerësim për redaksinë e sportit dhe gazetarët që me profesionalizëm e përkushtim kanë ndjekur ngjarjet ndër vite. Respekt i veçantë për gazetarin e palodhur Kemajl Goca. Urime dhe suksese të mëtejshme!”, k a uruar Mehmeti.
