Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

0%

Agjencia Kombëtare e Ushqimit ka bërë me dije se është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve në ambientet e Akademisë e Sigurisë. Menjëherë pas njoftimit, inspektorët e AKU-së kanë kryer verifikime në subjektin SORI-AL, i cili ofron shërbimin e kateringut në këtë institucion, si dhe në ambientet e Garnizoni Skënderbej pranë Akademia e Forcave të Armatosura.

Sipas AKU-së, në Akademinë e Sigurisë janë konstatuar kushte higjieno-sanitare të rregullta dhe dokumentacion i plotë shoqërues. Në kuadër të hetimit janë marrë 14 mostra ushqimore (nga dreka dhe darka) për analiza mikrobiologjike në laboratorin e ISUV, raporton euronews.al. Gjurmueshmëria e rastit ka vijuar edhe në ambientet e Garnizonit “Skënderbej”, ku kryhet përpunimi i ushqimeve.

Edhe aty janë konstatuar kushte të përshtatshme higjieno-sanitare dhe dokumentacion i rregullt. Raportohet se janë marrë 14 mostra shtesë ushqimore, si dhe 5 mostra tampon për higjienën e mjedisit dhe pajisjeve, të cilat janë dërguar për analizim në ISUV. Në këtë subjekt është vendosur masa e ndërprerjes së aktivitetit deri në daljen e rezultateve laboratorike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë kontrolleve kanë qenë të pranishme edhe institucionet përkatëse, përfshirë NJVKSH Tiranë, ISHSH dhe Policia e Shtetit. AKU thekson se po vijon ndjekjen e rastit hap pas hapi dhe do të marrë masat e nevojshme në varësi të rezultateve laboratorike, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.

Burimi: Telegrafi