Ish-kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen e avokatit Besnik Berisha në Pejë për t’u shprehur ngushëllime pas ndarjes nga jeta të Hedije Berishës. Në këtë vizitë, Haradinaj i ka shprehur ngushëllime avokatit Berisha për humbjen e nënës dhe duke i uruar forcë për përballimin e dhimbjes.
Po ashtu, Haradinaj ka vizituar edhe familjen Dacaj në Irzniq të Deçanit, pas ndarjes nga jeta të mësuesit Jashar Dacaj, të cilin e ka kujtuar edhe si profesor të tij të dikurshëm dhe një figurë të përkushtuar në arsim, që gjithë jetën ia kushtoi edukimit të brezave. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
