Legjenda e futbollit të Kosovës, Besnik Kollari, shprehet se Gazeta kombëtare “Bota sot”, mbi 3 dekada ka dhënë kontribut të çmuar në promovimin e sportit shqiptar. Kollari ka uruar 31 vjetorin e gazetës, duke thënë se gjithmonë ka qenë pranë sportistëve.
“Me rastin e 31-vjetorit të gazetës ‘Bota Sot’, shpreh urimet më të sinqerta për gjithë stafin e saj dhe sidomos për ju miku im Kemajl Goca. Gjatë këtyre tri dekadave, ‘Bota Sot’ dhe ju ka dhënë një kontribut të çmuar në informimin dhe promovimin e sportit shqiptar, duke qenë pranë sportistëve, klubeve dhe sukseseve tona.
Si ish futbollist dhe trajner, e vlerësoj lart rolin e saj në pasqyrimin e ngjarjeve sportive dhe në mbështetjen ne zhvillimin e sportit. Uroj që edhe në të ardhmen të vazhdojë me të njëjtin profesionalizëm dhe përkushtim. Njerëzit ndërtojnë Ura miqësie, stadiume, sportistët japin maksimumin në fushë, ndërsa gazetat ruajnë kujtesën e atyre momenteve.
Edhe kjo ka peshën e vet”, ka uruar Kollari.
