Neymar tërhiqet nga bisedimet me klubin nga MLS

0%

Neymar nuk do të transferohet te FC Cincinnati, të paktën për momentin, pasi ka vendosur të tërhiqet nga bisedimet me klubin e MLS-së. Sipas raportimit të The Athletic, ylli brazilian është zhgënjyer nga ritmi i ngadaltë i negociatave për një transferim të mundshëm dhe ka vendosur t’i japë fund diskutimeve.

Edhe pse FC Cincinnati nuk paraqiti asnjë ofertë zyrtare, Neymar ishte i interesuar t’i bashkohej skuadrës amerikane, me kusht që palët të arrinin një marrëveshje financiare. Megjithatë, mungesa e përparimit në negociata bëri që ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Paris Saint-Germain të humbte durimin, duke u tërhequr nga bisedimet.

Tashmë mbetet të shihet nëse klube të tjera do të shfaqin interes konkret për Neymarin, ndërsa e ardhmja e tij vazhdon të jetë një nga temat më të përfolura në merkato.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot