Ditët e fundit, në MotoGP janë zyrtarizuar disa ndryshime të rëndësishme pilotësh për sezonin 2027. Kështu, piloti italian Francesco Bagnaia kë lënë skuadrën e Ducati, me të cilin fitoi dy tituj kampionë bote për pilotë. Ai do të transferohet tek Aprilia, me të cilin firmosi një kontratë 4-vjeçare.
Bagnaia do të jetë shok skuadre me patriotin e tij Marco Bezzecchi, kryesuesin aktual të renditjes së Botërorit 2026. Ende nuk dihet fati i spanjollit Jorge Martin, që pritet të largohet nga Aprilia (mendohet një transferim te Yamaha). Ndërkohë, vendin e Bagnaia te Ducati e ka zënë spanjolli Pedro Acosta, që ka surprizuar dy sezonet e fundit.
Ai do të jetë shok skuadre me patriotin e tij Marc Marquez, që së fundi rinovoi kontratën me Ducati.
