Legjenda e boksit, Mehmet Bogujevci, ka uruar 31 vjetorin e gazetës kombëtares “Bota sot”. Bogujevci ishte nënkampion i botës në vitin 1978 në boksin amator, i pesti në Lojërat Olimpike në vitin 1980 në Moskë dhe me klubin e boksit Prishtina doli pesë herë kampion i ish Jugosllavisë, po ashtu ishte edhe kapiten i këtij kolektivit të madh.
“Një gazetë kombëtare e cila ka promovua sportin dhe sportistët. Gazeta ‘Bota sot’ dhe gazetari Kemajl Goca kanë qenë në ngjarje dhe kanë informuar me rezultate të vërteta. Ne sportistët e falënderojmë dhe jemi mirënjohës për kontributin e dhënë”, ka uruar Bogujevci.
