Pas divorcit, i mituri iku me nënën/ Humbi kontaktet me të birin në vitin 1999, apeli i trishtë i babait: Më ndihmoni ta gjej!

0%

Viti 1999 shënoi kthesa të mëdha për mbarë vendin, por për një 57-vjeçar, ai vit do të kthehej në një mallkim që do t’i ndante shpirtin dysh. Një divorc i dhimbshëm, i pasuar nga një ikje e heshtur, do të ngrinte në kohë jetën e këtij babai. Në mes të asaj stuhie personale, familja u copëtua në mënyrën më traumatike.

Në një rrëfim të ndjerë, 57-vjeccari ka rrëfyer sot për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24, të moderatores dhe autores Evis Ahmeti, tregoi se gruaja e tij ishte larguar dhe e kishte braktisur, duke lënë djalin e mitur me të. Ai tha se për 1 muaj ajo nuk u interesua, ndërsa kur 57-vjeçari kishte emigruar në Itali, gruaja kishte çuar njerëz nga familja e saj dhe i kishin marrë djalin.

Sot babai apelon për ndihmë, ndërsa kërkon të takojë djalin. “Me nënën e djalit u njohëm me mblesëri. E njohëm shumë pak njëri-tjetrin. Ishte një gabim nga të dy le ta quajmë. Shte dhe nëna ime gjallë, babai kishte vdekur. Gëzuam, kur erdhi djali. Kishim debate mes nesh, pasi ishte dobësi e saj…Ajo iku dhe djalin e la te unë për 1 muaj. Jetoja me nënën. Ajo interesohej pak.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Djali e kërkonte nënën, i thoja; do vijë. Djalin më pas erdhën dhe e morën vëllai dhe motra e saj. Unë kisha ikur në Itali. Ka pasur një informator. Kur u largova nga shtëpia, shkuan dhe ia morën nënës time. Kur e mora vesh që e kishin marrë djalin, bëra disa përpjekje. Por një avokati ynë më tha; djali është mirë. Lere atë punë! Në 2016 djali më ka kërkuar, por kam qen jashtë.

Tani dua që ta takoj.”, tha babai.

Burimi: Bota Sot