KËMBËT E TUA

0%

Poezi nga: Pablo Neruda Përktheu nga: Namik Dokle Kur nuk ta shoh fytyrën shoh këmbët e tua. Këmbët e tua me eshtrat harkuar, të vocklat këmbë, të fortat. E di që të mbajnë ato, dhe gjithçka të ëmbël që ke ngrihet vetëm mbi ato …

Balli yt dhe gjoksi, i dyfishti purpurim i thithkave të tua, thellësia e syve që shpejt fluturuan dhe goja e gjerë frutashumë, kuqëlimi i flokëve të tua, e vogla kështjella ime. I dashuroj këmbët e tua vetëm se ecën e s’ndalën asgjëkundi mbi këtë tokë, ecën mbi erë, edhe mbi ujë ecën, deri sa më gjetën.

Burimi: Telegrafi