Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me një fletëvotim të dyshimtë të gjetur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR). Sipas informacioneve fillestare, fletëvotimi i dyshuar, i cili raportohet se përmbante votë për Listën Serbe, dyshohet të ketë qenë fotokopje, duke ngritur dyshime për manipulim të procesit zgjedhor dhe fenomenin e njohur si “treni bullgar”. Pas evidentimit të rastit, hetuesit kanë dalë në QNR dhe kanë ndërmarrë veprimet e para hetimore, përfshirë marrjen e dëshmive dhe verifikimin e rrethanave të ngjarjes. Koordinatorja Kombëtare për Zgjedhje, Laura Pula, e ka konfirmuar për Dukagjinin se hetimet kanë nisur, por deri më tani nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me rastin. Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse fletëvotimi i dyshimtë lidhet me votat me kusht apo me votat me postë.
