Humbjet e papritura të Gjermanisë dhe SHBA-ve befasuan mijëra pjesëmarrës në lojën shpërblyese të Telegrafit, “ Eksperti” , por gara për çmimet e mëdha dhe ato javore mbetet plotësisht e hapur para ndeshjeve vendimtare të fazës së grupeve.
Ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Kupën e Botës sollën disa rezultate që tronditën favoritët dhe ndryshuan ndjeshëm renditjen e shumë pjesëmarrësve në lojën “Eksperti”.
Shpërblimet e mëdha që do jepen ne fund Dy nga surprizat më të mëdha ishin humbja e Gjermanisë ndaj Ekuadorit dhe disfata e SHBA-së përballë Turqisë, rezultate që u parashikuan saktë vetëm nga një numër shumë i vogël ekspertësh.
Vetëm 51 pjesëmarrës besuan se Ekuadori do ta mposhtte Gjermaninë me rezultat 2-1, ndërsa edhe më pak, vetëm 46 ekspertë, parashikuan fitoren spektakolare të Turqisë ndaj SHBA-së me shifrat 3-2. Pikërisht këto rezultate krijuan diferenca të mëdha në renditje dhe i dhanë avantazh atyre që guxuan të besonin te befasitë.
Nga ana tjetër, rezultatet më të qëlluara ishin fitorja 2-0 e Bregut të Fildishtë ndaj Kuraçaos, e parashikuar nga 1,441 ekspertë, si dhe triumfi 3-1 i Holandës ndaj Tunizisë, të cilin e gjetën 512 pjesëmarrës. Ndërkohë, 587 ekspertë parashikuan saktë barazimin 1-1 mes Japonisë dhe Suedisë, ndërsa vetëm 179 qëlluan rezultatin 0-0 mes Paraguait dhe Australisë.
Ndryshe, në lojën shpërblyese janë mbi 6500 “ekspertë” të regjistruar, ndërsa diferenca në mes të vendit të parë dhe atij të vendit të 20-të është vetëm 30 pikë, e cila mund të “shkrihet” me tri parashikime të sakta, të cilët vlerësohen nga 10 pikë.
Renditja momentale e Top 3 Por, nëse mendoni se keni mbetur mbrapa në garën për çmimet kryesore: iPhone 17 ProMax, Trotiner Segwey dhe një PlayStation 5 , atëherë ju mund të jeni në garë për çmimet javore, ku pikët llogaritet vetëm brenda një jave kalendarike (hënë-diel), të cilat janë: një vikend për çift në , një “voucher” prej 50 eurosh në dhe një orë e mençur Samsung Fit3.
Me ndeshjet vendimtare ende për t’u zhvilluar, gjithçka mbetet e hapur në garën e “Ekspertit”. Çdo rezultat mund të ndryshojë renditjen, ndërsa beteja për çmimet kryesore dhe fituesit javorë po bëhet gjithnjë e më e fortë.
