AKU pezullon kompaninë e kateringut pas helmimit të 60 studentëve të Akademisë së Sigurisë në Shqipëri

0%

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në Shqipëri ka reaguar pas helmimit për të dytën herë të 60 studentëve të Akademisë së Sigurisë, ditën e djeshme. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka pezulluar aktivitetin e kompanisë së kateringut SORI-AL që operonte në Akademinë e Sigurisë.

Sipas njoftimit, gjatë kontrolleve në terren janë marrë mostra ushqimi dhe janë kryer verifikime të kushteve higjieno-sanitare, si në Akademinë e Sigurisë ashtu edhe në subjektin “Garnizoni Skënderbej” në Tiranë, ku përgatiteshin produktet ushqimore.

Autoriteti ka bërë të ditur se janë marrë gjithsej 14 mostra ushqimore nga vaktet e drekës dhe darkës, si dhe mostra shtesë për analiza mikrobiologjike në laboratorin e ISUV-it. Po ashtu, janë marrë edhe mostra për kontrollin e higjienës së mjedisit dhe pajisjeve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

” Gjatë procedurës u krye marrja e 14 mostrave në ruajtje të ushqimeve të gatuara nga vakti i drekës dhe darkës të datës , si dhe 5 mostra tampon për higjienën ambientale dhe të pajisjeve, të cilat u dërguan për analizim pranë ISUV. Në adresën Garnizoni Skënderbej, Tiranë, u mor masë me ndërprerje aktiviteti deri në daljen e përgjigjes së analizave.

Gjatë këtyre procedurave inspektimi ishin prezentë edhe institucione të tjera si NJVKSH Tiranë (të cilët morën tampone ambientale në ambiente, pajisje dhe punonjës) ISHSH dhe Drejtoria e Policisë së Shtetit, Tiranë”, njofton AK. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com