Dhoma e Tregtisë i kërkon Komunës së Prishtinës rishikimin e Draft-Rregullores për tarifa

0%

Shpërndaje në: Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë i ka kërkuar Komunës së Prishtinës rishikim të draft-rregullores për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale, e edhe konsultime me komunitetin e biznesit. Përmes një komunikate tha se disa dispozita të draft-rregullores mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në klimën e të bërit biznes, konkurrueshmërinë dhe investimet në kryeqytet.

DHTIK vlerësoi se Komuna nuk është bazuar në parimet e proporcionalitetit, sigurisë juridike dhe konsultimit të mirëfilltë me komunitetin e biznesit derisa ka planifikuar ndryshimet fiskale. “Në këtë drejtim, konsiderojmë se draft-rregullorja parasheh rritje të konsiderueshme të tarifave për disa veprimtari pa u dhënë ndonjë arsyetim ekonomik ose analizë e ndikimit.

Tarifa të tilla krijojnë barrë shtesë financiare, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, thuhet në komunikatë. Sipas DHTIK, nëse rregullorja hyn në fuqi, shumë biznese të vogla do ta kenë të vështirë të operojnë. “Tarifimi i secilës njësi biznesore veçmas, dekurajon zgjerimin e bizneseve dhe do të ndikoj në rritjen e ndjeshme të kostove dhe ulje të aktivitetit ekonomik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

DHTIK konsideron se çdo politikë fiskale si në nivel qendror ashtu edhe në këtë rast në nivelin lokal, duhet të synojë krijimin e një mjedisi sa më të favorshëm për investime, zhvillimin e bizneseve dhe hapjen e vendeve të reja të punës, e jo rritjen e barrës administrative dhe financiare për bizneset”.

Komuna e Prishtinës e pati nxjerrë për konsultim publik Draft-Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale. Ajo parasheh ndryshime në mënyrën e taksimit të bizneseve, duke përcaktuar tarifa vjetore sipas llojit të veprimtarisë ekonomike.

Burimi: Koha