Dy tërmete të fuqishme tronditën anën perëndimore të kryeqytetit të Venezuelës, duke shkaktuar shembjen e ndërtesave, duke lënë njerëz të bllokuar nën rrënoja dhe duke i bërë ekspertët të vlerësojnë se do të ketë “shumë viktima dhe dëme të mëdha” në vend. Një video e re që ka qarkulluar tregon se si një çift i moshuar përjetoi momentet dramatike brenda apartamentit të tyre.
Konkretisht, kur fillojnë dridhjet, gruaja, e cila është e kufizuar në një karrige me rrota për shkak të problemeve me lëvizshmërinë, fillon të bërtasë dhe burri i afrohet dhe e mban, duke u përpjekur ta qetësojë. 😢Así vivieron esta pareja de ancianos el terremoto de #Venezuela Dos fuertes sismos sacudieron el miércoles el oeste de la capital de Venezuela, provocando el derrumbe de edificios en #Caracas , dejando personas atrapadas bajo los escombros, y llevaron a científicos a estimar… pic.twitter.com/aci0yLAxSe — Cristian Crespo F. 🇨🇺 (@cristiancrespoj) June 25, 2026 Ndryshe, Komanda Jugore e SHBA-së, e cila mbikëqyr aktivitetet ushtarake amerikane në Amerikën Latine dhe Karaibe, ka publikuar imazhe të trupave që po mobilizohen për të ndihmuar Venezuelën.
Anëtarët e shërbimit mund të shihen duke ngarkuar pajisje në një Chinook në Bazën Ajrore Soto Cano, në Honduras, në përgatitje për të mbështetur vendin pas tërmeti. Raportohet se rreth 235 persona kanë vdekur deri tani, me të paktën 4,300 të tjerë të plagosur, pas tërmeteve të njëpasnjëshme, sipas ministrit të shëndetësisë të Venezuelës, Carlos Alvarado.
