Kujtim Shala: “Bota sot”, zëri i fuqishëm i sportistëve shqiptarë

0%

Legjenda e futbollit shqiptar, Kujtim Shala, ka shprehur vlerësimin e tij të madh për gazetën kombëtare “Bota sot”, duke e cilësuar atë si një nga mbështetëset më të rëndësishme të sportit shqiptar ndër vite.

Ish-futbollisti i gjeneratës së artë të Prishtinës, që gjatë karrierës së tij luajti edhe për Dinamon e Zagrebit, Partizanin e Beogradit, Lirinë Prizren it, dhe klube të njohura elite në Francë e Gjermani, ka uruar gazetën me rastin e 31-vjetorit të themelimit. \Shala, i cili mbetet futbollisti i parë shqiptar që veshi fanellën e kombëtares së Kroacisë në ndeshjen ndaj SHBA-së më , tha se “Bota sot” ka qenë gjithmonë pranë sportistëve shqiptarë dhe ka pasqyruar me profesionalizëm ngjarjet më të rëndësishme sportive.

“Uroj 31-vjetorin e gazetës kombëtare ‘Bota sot’. Që nga themelimi e deri më sot, ajo ka qenë dhe mbetet zëri i fuqishëm i sportistëve shqiptarë kudo që jetojnë e veprojnë. Me përkushtim ka pasqyruar historinë e sportit dhe aktivitetet aktuale, duke ruajtur në kujtesë sukseset e gjeneratave të arta dhe duke promovuar vlerat e sportit në përgjithësi” , është shprehur Shala.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sot, përveç kontributit të tij të madh si futbollist dhe trajner, Kujtim Shala vazhdon të jetë i angazhuar në futboll si skaut dhe agjent i talenteve për gjigantin kroat Dinamo e Zagrebit, duke ndihmuar në zbulimin dhe zhvillimin e futbollistëve të rinj.

Mesazhi i tij për “Bota sot” përbën një vlerësim të veçantë nga një prej figurave më të respektuara të futbollit shqiptar, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme si në futbollin e Kosovës po ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Burimi: Bota Sot