Gjenden dy mjete të pashpërthyera në Gjakovë, njësia për deminim i shpërthen në mënyrë të kontrolluar

0%

Policia e Kosovës në dy raste të ndara gjatë patrullimit ka hasur në mjete të dyshuara të pashpërthyera. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti i parë ka ndodhur në fshatin Koshare të Gjakovë ku njësia patrulluese gjatë patrullimit në pyll ka hasur në një mjet të dyshuar e të pashpërthyer. “Fsh. Koshare, Gjakovë/ – .

Policia gjatë patrullimit në pyll kanë hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësia për deminim e FSK-së ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar”. Ndërsa në rastin e dytë, një person ka raportuar se derisa ka qenë duke shëtitur në fusha ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. “Rr. Bujar Koka, Gjakovë / – .

Një mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke shëtitur në fushë ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësia për deminim e FSK-së ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar”, thuhet në raport.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi