Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës që vlejnë për të premten, më . Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës është kufizuar në 1.37 euro për litër, ndërsa për benzinën është caktuar çmimi 1.34 euro për litër. MINTI po ashtu ka kufizuar edhe çmimet e gazit për 0.67 euro për litër.
Këto çmime hyjnë në fuqi sot nga ora . Krahasuar me të enjten, , çmimi i naftës ka qenë 1.36 euro për litër, pra për një cent më lirë se sot. Ndërsa, çmimi i benzinës dje ka qenë 1.35, për një cent më shtrenjtë se sot.
Në muajin mars, MINTI-i kishte marrë vendim në lidhje me çmimet e derivateve, duke përcaktuar marzhën tregtare të fitimit të lejuar prej 2 centë për litër për shitjet me shumicë dhe 12 centë për litër për shitjet me pakicë.
