Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se Kompania e Materieve të Rrezikshme e Gardës Kombëtare ka përfunduar me sukses trajnimin për dekontaminimin e viktimave në masë, duke rritur kapacitetet për reagim në situata emergjente.
Sipas FSK-së, trajnimi kishte për qëllim aftësimin e pjesëtarëve të kësaj kompanie për ngritjen, sistemimin, funksionalizimin dhe operimin me sistemin e dekontaminimit të viktimave në masë në rastet e incidenteve me materie të rrezikshme. FSK thekson se me këtë sistem të sofistikuar, njësia është e gatshme të ofrojë ndihmë për qytetarët në çdo incident masiv me numër të madh viktimash.
“Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar dhe e gatshme që të ndihmojë dhe mbështesë të gjithë qytetarët e vendit”, thuhet në njoftimin e FSK-së. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
