Ymeri thotë se po linçohet vetëm pse bëri pyetje për gazin amerikan

0%

Shpërndaje në: Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka thënë se ka marrë mesazhe e komente linquese, sipas saj, vetëm pse është interesuar për projektin e gazit amerikan. Për këtë ajo ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje, pasi siç ka thënë “mesazhi i tyre, ashiqare prej taborit të VV është: po punon kundër Republikës”.

“Prej mbrëmë, njerëz me identitet e pa identitet kanë shkruar komente, poste, mesazhe pa ndal kundër meje pse jam interesuar për projektin e gazit amerikan. Mesazhi i tyre, ashiqare prej taborit të VV është: po punon kundër Republikës. Këto mesazhe janë të rrejshme, edhe të rrezikshme për punën time në interesim për mundësinë.

Nëse keni menduar që fjalia e parë edhe e fundit vjen nga Kurti e ministrja pa e kuptuar edhe çfarë po ofrohet nga pala ndërkombëtare, e keni pas gabim përshtypjen”, ka shkruar Ymeri në një postim në Facebook. Ajo ka thënë se për këtë çështje duhet diskutim në Kuvend e hetime ndërkombëtare. “Me komente linçuese vetëm e tregoni frikën që keni.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo punë është për Kuvend ta kuptojnë të gjithë se çfarë ofrohet edhe të përballemi me kryeministrin e ministren se çfarë plani kanë saktë e jo përralla të 2050-tës.

Po nuk duhet të lihet me kaq, nevojiten edhe hetime ndërkombëtare kur sistemi ynë i drejtësisë po auditon relievin, sepse ndikimi i mafisë energjetike, Kinës e Rusisë duhet të vlerësohet sa ndikon në ekonomi e politikë të Kosovës e Ballkanit”, ka shkruar Ymeri.

Ajo të enjten në mbrëmje në emisionin “Konfront” në KTV ka deklaruar se për shkak të interesit të madh publik për projektin e gazit amerikan, e ka kontaktuar Ambasadën Amerikane dhe i është thënë se po përballen me qasje refuzuese nga Qeveria. Ymeri në emision është shprehur se Qeveria aktuale nuk mund t’i thotë jo Amerikës por do e shtyjë si projekt.

Ndërkohë në Facebook ajo ka shkruar se pyetjet për projekt nuk janë luftë. “D.m.th. të bësh tregti me Vuk Hamovic, të marrësh paratë e GEN Serbisë, të manipulosh çmime me ElektroPrivredën e Serbisë është punë e Qeverisë a po? Ndërsa na me shujt, përderisa na keni marr 1miliard për energji, na keni humb shkolla, spitale, jetën.

Pyetjet për një projekt nuk do të thotë luftë bile e kundërta, shtrohet pyetja pse Qeveria s’po e shtron debatin, kundër kujt po lufton Qeveria e Kosovës e kënd po e mbron, mafinë energjetike?!”, ka shkruar Ymeri.

Burimi: Koha